array(1) {
  [0]=>
  array(3) {
    ["square_thumb"]=>
    bool(true)
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#ae1919"
    ["menu_attr"]=>
    string(5) "Ekipi"
  }
}
Lira Ramadani

Lira Ramadani

Lira Ramadani i është bashkuar ekipit të BIRN Kosova në dhjetor të vitit 2018 si Koordinatore e Projekteve dhe Hulumtuese. Ajo ka mbaruar studimet Master në The New School në New York në programin “Politikat Mjedisore dhe Menaxhimi i Qëndrueshmërisë Mjedisore”. Gjatë studimeve Master, Lira ka punuar si asistente në mësimdhënie për Metoda Kuantitative dhe ka qenë e angazhuar si instruktore e programit statistikor R. Gjithashtu Lira ka përfunduar 2 programe Bachelor, Gjuhë dhe Letërsi Angleze në UP dhe Menaxhim i Mjedisit dhe Agrikulturës në IBCM. Përpos studimeve Master dhe Bachelor në fushën e mjedisit dhe qëndrueshmërisë, ajo gjithashtu ka përfunduar kurse dhe trajnime të ndryshme në këtë fushë, ndër to kursin profesional në “Qëndrueshmëri Mjedisore” në Massachusetts Institute of Technology (MIT).

Paraprakisht, ajo ka qenë e angazhuar në projekte në fushën e mjedisit në UNDP, CNVP dhe AMMK, ku ka asistuar me hulumtime dhe në menaxhim të projekteve.