“Jeta në Kosovë”: Pandemia e natyrës
05.6.2020 - 00:00
Në emisionin “Jeta në Kosovë” sonte u diskutua për ndotjen e ambientit.
Pse po ngordhin peshqit në lumin Drenica?
A ka rrezik që kimikatet që kanë rrjedhur nga “liqeni” i KEK-ut në lumin Sitnica të dëmtojnë ADN-në e fëmijëve të Kosovës?
Cilat janë rreziqet nga deponitë ilegale të mbeturinave?
Si vdiqën dy minatorët në minierën e Artanës?
Për këto dhe shumë çështje të tjera në debatin e drejtuar nga Jeta Xharra diskutuan Avni Zogiani, ish-zëvendësministër i Mjedisit, Fatmir Gërguri, kryeinspektor i Minierave, Egzona Shala, ambientaliste, Osman Gjugjeviq, hulumtues i temës së hidroenergjisë, Jelena Gjokiq, profesoreshë e çështjeve mjedisore në Universitetin e Mitrovicës ICBM dhe aktivistë nga qytete të ndryshme.