Zogiani: Kosova funksionon me studim të ujërave të vitit 1983

Emisioni “Jeta në Kosovë” është duke e trajtuar temën e ndotjes së ambientit.

Avni Zogiani, ish-zëvendësministër i Mjedisit, në këtë emision tha se Kosova nuk ka bërë studim për ujërat që nga viti 1983.

“Ne vazhdojmë të funksionojmë më një studim për ujërat që është i vitit 1983. Ne s’kemi studime që na japin idenë për gjendjen e ujërave”, tha Zogiani.

Sipas tij, prodhimi i energjisë përmes hidrocentraleve deri më tani është bërë pa i përmbushur standardet ligjore.

“Në kemi parë që i tërë ky proces është qeverisur mos të them në mënyrë kundërligjore, por pa i plotësuar standardet ligjore ato ligje që i kemi në Kosovë. Institucionet e Kosovës për këto vite nuk e kanë pasur fare idenë se çka është zhvillimi i qëndrueshëm, nuk e kuptojnë fare idenë çka është”, ka thënë Zogiani.