Avni Zogiani - Foto: KALLXO.com

Avni Zogiani: Dëgjimet publike për pëlqimin për ndonjë ndërtim në ambient dhe lejet mjedisore janë formale

Emisioni i sotëm i “Jeta në Kosovë” është duke e trajtuar temën e ndotjes së ambientit.

Ish-zëvendësministri i Ambientit, Avni Zogiani, ka deklaruar se dëgjimet publike që mbahen për pëlqimin e ndonjë ndërtimi në ambient dhe lejet mjedisore janë vetëm formale në Kosovë.

“Dëgjimi publik është vetëm formal, nuk ka dëgjim publik dhe e dyta studimi i ndikimit mjedisor dhe shoqëror janë dokumente formale, leje që s’duken askund”, ka thënë Zogiani.

Ai tutje ka shtuar se derisa ka udhëhequr Ministrinë ka pasur rezistencë brenda Ministrisë për t’i treguar lejet.

“Unë kam kërkuar dhe nuk më janë dhënë. Unë prej brenda kam pasur rezistencë më m’i dhënë, prej udhëheqësve të disa departamenteve.  Kemi të bëjmë me studime që vetëm formalisht i kanë plotësuar kërkesat ligjore, s’ka asnjë studim që tregon cili do të jetë ndikimi dhe arsyeshmërinë pse është zgjedhur”, tha Zogiani në emisionin “Jeta në Kosovë”.