Kush ia Dha Eksplozivin Gavriqit?

Ai ka thënë se ishte zhytur në borxhe dhe bartja e dërgesës që ai thotë t`ia ketë dhënë një mik i tij që ta sillte në Kosovë do ta nxirrte nga detyrimet financiare.

“Duke dashur t’i ndihmoj atij mikut, unë kam rënë në disa borxhe, bile kam hyrë edhe në kredi që ka qenë ngarkesë e madhe financiarisht dhe ajo që është më e keqja kam keqpërdorur para që nuk kanë qenë të miat, kështu që u gjeta në një situatë ku thjesht në atë moment e kam kuptuar se nuk kisha zgjidhje dhe që më duhej që në çfarëdo mënyre të përpiqem të nxirrem nga ajo situatë pa rrugëdaljeje”, ka deklaruar Gavriq.

Ai ka shtuar se nuk i ka menduar pasojat dhe rrezikun që po e barte së bashku me 12.2 kilogramë eksploziv të cilin ai ka deklaruar se nuk ka qenë i sigurt në fillim e çfarë është.

“Kjo më është ofruar si rrugëdalje e vetme. Kështu e kuptova këtë atëherë dhe duke mos pasur kohë që të mendoj për këtë veprim se sa është i rrezikshëm dhe çfarë pasojash mund të prodhojë, unë e pranova atë”, ka treguar Gavriq për “Drejtësia në Kosovë”.

Gavriq nuk ka thënë se nuk është në dijeni nëse personi që ia kishte dhënë eksplozivin ta sillte në Kosovë është duke u ballafaquar me drejtësinë në Serbi.

“Nuk jam në dijeni nëse është duke u zhvilluar ndonjë hetim apo jo. Nuk kam informata për këtë, por mund të supozoj, sepse jam dëshmitari kyç, kështu që, pa marrë parasysh se çka flas unë, në anën tjetër nuk ka”, ka thënë ai.

Intervistën e plotë me Slobodan Gavriqin mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: