Gavriq: Nuk e Dija që Jam Afër Ambasadës Amerikane

Gavriq, siç transmetoi “Drejtësia në Kosovë”, Gavriq tha se e kishte kuptuar se ishte kapur në afërsi të ambasadës së SHBA-ve përmes mediave dhe se vet nuk e kishte ditur se ndodhej afër kësaj ambasade në momentin kur ishte kapur nga policia.

“Unë në lajme e kam kuptuar se ka qenë afër ambasadës së Amerikës, por unë kurrë nuk kam qenë dhe vërtetë nuk e kam pasur idenë se ku gjendet ambasada. Unë nuk mund ta gjeja rrugën në Prishtinë, përdorja disa harta nga Google, por fatkeqësisht në mënyrë të gabuar dhe e humba rrugën, kështu që më duhej të pyesja rrugës se ku ishte qendra… kur u parkova, thjesht ishte e papërdorshme. Nuk kam pasur ide se ambasada ndodhej afër”, ka thënë Gavriq.

Siç dihet Sllobodan Gavriq ishte kapur tek po barte me veturën e tij 25 pajisje eksplozive me peshë totale 12.219 gramë, të cilat sipas aktakuzës me të cilën Gavriq u dënua me 11 vjet burgim,  përmbajnë eksploziv të fuqishëm PETN i kombinuar me fragmente metali, bulona dhe gozhda, të cilat shërbejnë për rritjen e fuqisë shkatërruese dhe shkaktimit sa më të madh të viktimave në njerëz dhe dëme materiale.

Gjithnjë sipas aktakuzës, Gavriqi këtë sasi të eksplozivit e kishte transportuar nga Beogradi për në Prishtinë me veturën e ti “Renault Clio” kur rreth orës 21:00 në Lagjen “Arbëria” është ndaluar nga Policia e Kosovës me ç ‘rast gjatë kontrollimit të kryer në bagazhin e veturës së tij është gjetur çanta në të cilin ishte vendosur eksplozivi.

Intervistën e plotë me Slobodan Gavriq mund të shikoni në linkun e mëposhtëm: