Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti - Foto: KALLXO.com

Kurti: Të ndërpritet  dialogu personal ndërmjet presidentit Thaçi dhe atij serb

Albin Kurti në konferencën për media të mbajtur nga Lëvizja Vetëvendosje për dialogun e Kosovës me Serbinë ka thënë se pjesëmarrësit e dialogut me Serbinë po bëjnë kompromise të dhimbshme me Kosovën.

“Sqarimi për këtë gjë duhet ta bëjnë ata që po bëjnë kompromise të dhimbshme me Kosovën. Çështja duhet të kthehet në shoqërinë tonë, në Kuvendin e Republikës dhe aty të bëhet vlerësimi i qeverisë, i raportit 6 vjeçar, 38  qeveria nga qeveria, të ndërpritet  dialogu personal ndërmjet presidentit aktual dhe atij serb, të formulohen kërkesa e Kuvendit të Kosovës dhe Republikës ndaj Serbisë ndaj shtetit serb, dhe në përputhje me këto të formohet ekipi negociator me udhëheqës e strategji për dialogun me Serbinë”, tha Kurti.