Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti - Foto: KALLXO.com

Kurti fton gratë e vajzat në protestë kundër 'këtij pushteti prej burrash zullumqarë'

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një video-mesazhi u ka bërë thirrje grave dhe vajzave të Kosovës që të dalin në protestën e së shtunës që organizohet nga VV.

Kurti në këtë video u bën thirrje grave dhe vajzave që të ndalin këtë pushtet, siç e quan ai, “pushtet prej burrash zullumqarë”.

“Problemet tuaja, të nderuara zonja e zonjusha të Kosovës janë të shumta, prej dhunës në familje, papunësisë, diskriminimit e shumë mungesave. Por, problemet nuk do të mund të zgjidhen pa e ndalur këtë pushtet prej burrash zullumqarë. Gra e vjaza të Kosovës, ejani në protest të shtunën, me datën 29 shtator, në orën 14:00, në Prishtinë se vetëm me ju mund ta ruajmë mëmëdheun”, tha Kurti na video-mesazhin e publikuar në profilin e tij në Facebook.

Sipas Kurtit, gratë dhe vajzat kanë dhënë shumë për vendin tonë, por ka kërkuar nga to që edhe të shtunën të japin kontribut për ruajtjen e shtetësisë, pavarësisë e sovranitetit.