Kurti: Duhet konsensus politik me kërkesa të qarta ndaj Serbisë

 Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti vlerësoi se nuk mund të pajtohemi me Serbinë nëse nuk pajtohemi më njëri tjetrin karshi kërkesave tona ndaj Serbisë.

Sipas tij tani Kosova duhet të i marrë katër hapa shumë të rëndësishëm të cilët do ti japin rrjedhë dialogut Kosovë-Serbi.

“Hapi i parë seanca plenare, sqarimin i raportit 38 faqësh të dialogut në agjendë parlamentare pra në një seancë, hapi i dytë qëllimet që të shndërrohen më kërkesa ndaj Serbisë, hapi i tertë është platforma me parime si dhe hapi i katërt krijimi i ekipit negociator”, tha Kurti në konferencën për media të kësaj partie.

Tutje Kurti u shpreh optimist se konsensusi në Kosove mund të arrihet duke i bërë të qarta kërkesat tona ndaj Serbisë.

“Jam optimist për ndërtimin e konsensusit parlamentar e qeveritar për kërkesat e tona ndaj Serbisë . Është dëme i madh që në Kosovë na ka hyrë Serbia brenda dhe na ka përqar. Për raportin me Serbinë duhet dhe mund të kemi konsensus. Le ti bëjmë ne kërkesat tona dhe ta ndërtojmë konsensusin”.

Tutje Kurti prezantoi 10-të kërkesat që pala kosovare duhet ti këtë primare në dialogun me Serbinë.

Njohja juridike e Kosovës nga Serbia, Serbia ta ndryshoj kushtetutën dhe ta heq.

Zbulimi i fatit të personave të pagjetur.

Kërkim falje për krimet e shtetit të Serbisë, gjykimet janë të paketa.

Reciprociteti i të drejtave  të pjesëtareve Kosovës dhe Serbisë.

Kthimi i regjistrave civil dhe katastral .

Dëmet në ndërmarrjet publike dhe private të cilat  kalojnë mbi 22miliard euro

Fondin e kontributeve penzionale të Kosovës mbi 76 milion euro.

Dëmet e dëbimit të punëtoreve nga fabrikat shkollat spitalet.

1200 eksponatet arkeologjike të plaçkitura nga Serbia nga muzeu i Kosovës.

Kosova ka qenë element konstituiv dhe nuk ka marrë pjesë në suksesionin e saj ndonëse ka marrë pjesë në borxhin e saj.