Kujtohet gazetari Hivzi Krasniqi

Radiotelevizioni i Kosovës ka mbajtur mbledhje komemorative për gazetarin Hivzi Krasniqi i cili ndërroi jetë të premten.

Drejtori i Radio Kosovës, Nazim Bujupi tha se njerëz si Krasniqi jetojnë për qytetarët e shtetin e tyre.

“Jemi të vetëdijshëm se personalitetet e tilla nuk jetojnë për vetën e tyre nuk jetojnë për familjet e tyre, ata jetojnë për secilin qytetarë në shtetin e tyre”.

“Si të tillë marrin kurajo nga duartrokitia e secilit prej jush. Nuk është lehtë të flasësh për mjeshtrin e madh siç e kemi njohur Hivzi Krasniqin”.

Mustafë Statovci mik i Hivzi Krasniqit, tha se figura e tij ishte e dashur për të gjithë.

“Unë kam pasur një çast të tillë më të veçantë. Unë kam punuar e bashkëpunuar me Hivzi Krasniqin dhe kemi kaluar jashtëzakonisht bukur”.

“Mënyra e komunikimit të tij ishte shumë e veçantë e përcjell gjithmonë me buzëqeshje, ishte një mësues i gazetarëve”, tha ai.

Florin Kelmendi e ka përshkruar Hivziun si njëri pozitiv e shumë punëtorë.

Hivzi Krasniqi njihet si autor i njëmijë tekstesh hite të këngëve shqip, dhe si ndër pionierët e pare të radiogazetarisë kosovare, i angazhuar në Radio Prishtinën e dikurshme që nga ditët e para të karrierës së tij./RTK/