Kryetari i Drenasit Sërish Para Gjyqit

Kryetari i komunës së Drenasit, Nexhat Demaku, ka dalë sot sërish para gjyqit për t’u përgjigjur në akuzën për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Bashkë me Demakun, të akuzuar janë edhe Ajet Demiri e Gani Halilaj, dy zyrtarë të tjerë komunalë.

Sipas aktakuzës, Nexhat Demaku, në cilësinë e kryetarit te Komunës se Drenasit, akuzohet se ka tejkaluar kompetencat kur ka lidhur kontratë me Fadil Shishanin, si qiramarrës, në prill të vitit 2009 për dhënien me qira të banesës në rrugën “Skenderbeu”.

Kontrata ia mundësonte Shishanit të përfitojë të drejtën e shfrytëzimit të banesës të të dëmtuarës Zejnepe Buzhala.

http://kallxo.com/kryetari-i-drenasit-ne-gjyq-per-banesen-e-kontestuar/

Ndërsa dy të akuzuarit tjerë Demiri dhe Halilaj akuzohen se në cilësinë e personave zyrtarë kanë marrë pjesë në kryerjen e veprës penale.

Në seancën e sotme, të akuzuarit nuk e pranuan fajësinë dhe e kundërshtuan aktakzuën. Gjithashtu ata kundërshtuan ëshët provat në bazë të ët cilave është ngritur aktakuza nga prokuroria Themelore e Prishtinës.

Ky është rasti i dytë në të cilin Demaku ka punë me gjykatën.

Më 7 tetor të vitit të kaluar, Nexhat Demaku ishte dënuar me 1 vit e gjashtë muaj burg efektiv nga Gjykata Themelore në Prishtinë pasi u gjet fajtor në akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare në rastin e një parcele toke prej 4 hektarësh të cilën komuna e konsideron të vetën, ndërsa Gjykata Supreme e vlerësoi private. Në këtë pronë është ndërtuar një shkollë publike.

Bashkë me të, i akuzuari tjetër Mehdi Kurumeli ishte dënuar me 1 vit ndërsa Shefqet Morina ishte liruar nga akuzat.

http://kallxo.com/e-plotesuar-denim-me-burg-per-kryetarin-e-drenasit-nexhat-demaku/