Adem Demaçi. Foto: Facebook

Kryeministri Haradinaj kujton Adem Demaçin në përvjetorin e lindjes

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka kujtuar Adem Demaçin   në 83 vjetorin e lindjes së tij.

Përmes një postimi në llogarinë e tij  në rrjetin social fejsbuk, kryeministri Haradinja ka shkruar se në këtë përvjetor shpreh konsideratën e thellë për rrugëtimin jetësor të Demaçit në shërbim të atdheut.

“Në kujtim të 83-vjetorit të lindjes së kolosit të lëvizjes së shqiptarëve të Kosovës për liri, Adem Demaçit, që iu bë zëdhënës kohës dhe brezit të tij, shpreh konsideratën e thellë për rrugëtimin e tij jetësor në shërbim të atdheut”, ka shkruar kryeministri Haradinja në fesjbuk.

Adem Demaçi ka lindur më 26 shkurt 1936 në Prishtinë.  Demaçi ishte ndër veprimtarë politik më të rëndësishme të lëvizjes çlirimtare në Kosovë, gjatë ishe- Jugosllavisë dhe më pas. Për këtë ai u dënuar me 29 vjet burg në kohën e Jugosllavisë komuniste.

Ndërsa luajti një role me rëndësi gjatë luftës së Kosovës.  Demaçi la pas vetes edhe një numër veprash letrare pas vetes. Vdiq në Prishtinës më 26 korrik të 2018