Kosova dominon ndaj Shqipërisë në ndeshjen miqësore

Kosova është duke avancuar me rezultat minimal 1:0, golin për Kosovën e ka shënuar Arbër Zeneli.

Përfaqësuesja e Kosovës është duke zhvilluar një ndër ndeshjet më të mira deri më tani, duke e dominuar totalisht Shqipërinë.

Rastin e parë në ndeshje e kishte Avdiaj, i cili dol ballë për ballë me Etrit Berishën, por Berisha me eksperiencën e tij e ndali goditjen e sulmuesit kosovar.

Ndërsa në rastin e dytë  të mirë për shënim Kosova nuk fali dhe arriti të kalojë në epërsi.

Një aksion model nga lojtarët e Kosovës,  dhe Arbër Zeneli përballë Etrit Berishës nuk dështoi për të shënuar.

Shqipëria nuk krijoi ndonjë rast të mirë shënimi, duke mos arritur të kalojë mbrojtjen kosovare të cilët janë duke zhvilluar një ndeshje tejet të mirë./21Media