Kontrolli i drejtësisë nga PDK, mbesa e Hashim Thaçit: Në PDK të gjithë jemi të fortë

Deputetja e PDK-së, Evgjeni Thaçi nuk ka pranuar të komentojë deklaratat e kryetarit të PDK-së në Skenderaj se disa persona të kësaj partie e kontrollojnë Kosovën.

Thaçi për KALLXO.com tha se të gjithë PDK janë të gjithë të fortë.

“Nuk e di, të gjithë jemi të fortë”, tha shkurt ajo duke mos dashur të japë përgjigje në lidhje me 4-5 personat e përmendur nga Lushtaku.

Kryetari i PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka deklaruar dje se nuk do ta lëshojë postin e të parit të kësaj partie në këtë komunë, pavarësisht kërkesës së shefit të tij Kadri Veseli.

Lushtaku përmes një postimi në Facebook tha se ai është zgjedhur në këtë post nga votat e anëtarëve të PDK-së dhe se sipas tij, vetëm ata kanë të drejtë ta largojnë.

“Dëshiroj të sqaroj që unë së fundi jam zgjedhur Kryetar i Degës së PDK-së në Skenderaj me mbi 90% të votave nga delegatët e Kuvendit të Degës dhe pastaj anëtar i Këshillit Drejtues në Konventën e IX të PDK-së, në nivelin qendror. Mandatin ma kanë dhënë anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës nga të gjitha nëndegët dhe vetëm ata kanë të drejtë të më ndëshkojnë me votën e tyre për mospunën time”, ka shkruar ish-kryetari i Skenderajt.

Lidhur me akuzat e bëra nga kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, se 4-5 njerëz të partisë së tij kontrollojnë drejtësinë, bizneset dhe çdo gjë tjetër në Kosovë, KALLXO.com ka kontaktuar deputetin e Kuvendit të Kosovës nga kjo parti, Fatmir Xhelili.

Xhelili tha se PDK e ka synim luftën ndaj korrupsionit dhe nepotizmit.

“Pyetne z.Lushtaku, une s’po e disha që 4-5 persona të PDK udhëheqin tanë këto gjëra. Unë e di që PDK dhe Veseli e kanë program që do të përkujdesen të luftojnë, korrupsionin, nepotizmin e krimin financiar”, tha ai.

 

I pyetur se a e di ai si zyrtar i lartë i partisë se kush janë 4-5 njerëz të PDK që udhëheqin me çdo gjë ai tha se “personalisht nuk mendon se ka kësi njerëz në PDK”.

Kryetari i PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka deklaruar dje se nuk do ta lëshojë postin e të parit të kësaj partie në këtë komunë, pavarësisht kërkesës së shefit të tij Kadri Veseli.

Lushtaku përmes një postimi në Facebook tha se ai është zgjedhur në këtë post nga votat e anëtarëve të PDK-së dhe se sipas tij, vetëm ata kanë të drejtë ta largojnë.

“Dëshiroj të sqaroj që unë së fundi jam zgjedhur Kryetar i Degës së PDK-së në Skenderaj me mbi 90% të votave nga delegatët e Kuvendit të Degës dhe pastaj anëtar i Këshillit Drejtues në Konventën e IX të PDK-së, në nivelin qendror. Mandatin ma kanë dhënë anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës nga të gjitha nëndegët dhe vetëm ata kanë të drejtë të më ndëshkojnë me votën e tyre për mospunën time”, ka shkruar ish-kryetari i Skenderajt.

Denoncimi i Sami Lushtakut: Njerëzit e PDK e kontrollojnë drejtësinë

.