Ganimete Musliu vendos flamurin e UÇK-së në sallën e Kuvendit

Deputetet e PDK-së, Ganimete Musliu dhe Evgjeni Thaçi, kanë vendosur flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në ballë të Kuvendit të Kosovës.

Flamurin e UÇK-së, dy deputetet e kanë vendosur para fillimit të seancës ceremoniale të Kuvendit të Kosovës, që po mbahet për nder të 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Kjo vjen si reagim i një statusi në Facebook të  deputetes së Vetëvendosjes, Fatmire Kollqaku-Mulhaxha, e cila ngjalli reagime në opinion, pasi citoi një medium serb, ku thuhej se ‘Albin Kurti nuk kishte të kaluar kriminale në UÇK.

Ndaj këtij shkrimi kishte reaguar edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi.