Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev dhe homologu i tij grek, Alexis Tsipras, në Prespë - Foto: REL/AFP

Konflikti Greqi - Rusi për çështjen e Maqedonisë

Athina ka urdhëruar dëbimin e dy diplomatëve rus dhe ndalimin për të hyrë në kufi të dy të tjerëve, mbi dyshimin se ata janë munduar që ta ulin poshtë marrëveshjen e arritur mes Greqisë dhe Maqedonisë muajin e kaluar.

Marrëveshja që do ta bëjë Maqedoninë zyrtarisht të njihet si Republika Veriore e Maqedonisë, ka hapur rrugën për një ftesë të Maqedonisë për bashkim në NATO, një lëvizje e kundërshtuar fuqishëm nga Moska. Greqia dhe Rusia historikisht kanë pasur marrëdhënie të mira, e kjo ka bërë që Greqia të mos i bashkohet shteteve aleate të NATO-s në tërheqjen e diplomatëve nga Rusia pas helmimit të spiunit rus në Britani, ku Britania e Madhe kishte akuzuar Rusinë, e Rusia ka mohuar përfshirjen.

Tani raportet greko-ruse kanë pësuar dëmtime, pasi Greqia akuzon diplomatët rusë se kanë vepruar në mosmarrëveshje me statusin e shtetit të tyre, përfshirë këtu aktivitete ilegale kundër sigurisë kombëtare./21Media