Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev dhe homologu i tij grek, Alexis Tsipras, në Prespë - Foto: REL/AFP

Debat i 'nxehtë' në Parlamentin grek

Seanca për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës, në Parlamentin grek, filloi me debat të “nxehtë” dhe në atmosferë të tensionuar.

Opozita kishte numër të madh të pyetjeve procedurale, ankesa dhe kërkesa për prolongim të seancës, por paralajmëruan edhe votëbesim të kryeministrit, Aleksis Cipras.

Kryetari i parlamentit grek, Nikos Bucis, u porositi që nëse ndodh diçka e paparashikueshme, diskutimi në vend të 28 orëve, mund të zgjas mbi 32 orë dhe se vendimi nesër në mbrëmje do të vendoset në votim.

Zv.ministri për punë të jashtme, Jorgos Katrugallos, i cili e mbrojti Marrëveshjen, tha se me këtë marrëveshje Greqia e përforcon pozitën e saj diplomatike në rajon.

Ai porositi deputetët se nuk kanë asnjë arsye për frikë dhe se është qesharake të kenë frikë nga një vend që është shumë më i dobët. Kjo marrëveshje, siç tha ai, është arritur falë guximit politik  dhe udhëheqësisë së Aleksis Ciprasit dhe Zoran Zaevit.

Debatin në parlament e filloi deputetja e Siriz-ës, Atanasia Anagnostopullu, e cila e përshëndeti marrëveshjen.

“Marrëveshja e Prespës është aksion preventiv, stabil dhe i qetë, që ndodhi në këtë rajon”, ka thënë Atanasia Anagnostopullu – Siriza.

Jorgos Kumucakos nga partia opozitare, Demokracia e Re, sulmoi marrëveshjen dhe e vlerësoi si të gabuar.

“Është e gabuar. Është një nga ato gabimet që nëse ndodh, është vështirë që të korrigjohet, shumë e vështirë. Erdhi koha e përgjegjësisë, koha për “po” ose “jo” të madhe. Ne zëshëm themi “jo” ndërsa ju dëmshëm “po”. Duhet ta dini se populli grek dhe historia nuk do tua falin”, ka thënë Jorgos Kumucakos – Demokracia e Re.

Në Twitter reagoi edhe kryetari i Demokracisë së Re, Kirijakos Micotakis.

“Janë shkelur linjat kombëtare. Në vend që të kërkojmë erga omnes, emër të përbërë, dhamë erga omnes identitetin dhe gjuhën maqedonase. Është koha që deputetët të mbajnë përgjegjësi. A do të thonë “po” për diçka që kryeministrat e mëparshëm thanë “jo””, ka thënë Kirijakos Micotakis – Demokracia e Re.

Sipas renditjes së fuqive në Parlament, kryeministri, Aleksis Cipras, nuk ka fare dilema se ratifikimi i marrëveshjes do të kalojë në Parlamentin grek, për shkak se supozon se mbështetje do të japin 151 ose 153 deputetë.

Në ndërkohë, mbështetje dhanë rreth 250 intelektual grek, që vendosën firmën e tyre në nismën për Marrëveshjen e Prespës. Me porosi doli edhe deputeti special i Kombeve të Bashkuara dhe ndërmjetësuesi në negociatat mes Maqedonisë dhe Greqisë, Metju Nimic.

Ai në intervistë për agjencinë greke deklaroi se mospranimi i Marrëveshjes së Prespës mund të ketë pasoja serioze dhe të rrezikshme.