Energjia - turbinat

Komuniteti i Energjisë kundër subvencionimit të energjisë së ripërtërishme në dëm të konsumatorëve

Sekretariati i Komunitetit të Energjisë, i cili ka përcjellur zhvillimin e tregjeve të energjisë në Kosovë, ka thënë se nuk mund ta mbështesin iniciativën e Kosovës që të garantoj çmimin për prodhimin e energjisë shtesë diellore prej 20 MW në dëm të konsumatorëve.

“Palët Kontraktuese të Komunitetit të Energjisë janë nën detyrimin për të përmbushur objektivat e energjisë së ripërtërishme është në interesin e tyre dhe në interesin e konsumatorëve, veçanërisht të qytetarëve, ta bëjnë këtë në me kosto më efektive. Mbështetja e RES nga shteti duhet të synojë të promovojë përdorimin e energjisë elektrike nga energjia e rinovuseshme, por jo ta mbështesë padrejtësisht prodhuesit e energjisë së ripërtërishme në dëm të konsumatorëve”, thuhet në letrën e sekretariatit.

Sekretariati ka përshëndetur ambicien e Kosovës për të arritur një objektiv të vullnetshëm të energjisë së ripërtërishme prej 29% dhe një objektivi shtesë për energjinë diellore prej 20 MW.

Mirëpo sekretariati thotë Kosova duhet të ndjekë shembullin e Malit të Zi që zhvillon projektet e energjisë së ripërtërishme pa mbështetjen e shtetit. Sekretariati ka thënë se edhe se prodhimi i energjisë së ripërtritëshme duhet të jetë në përputhje me ndihmën shtetërore të Komunitetit të Energjisë.

Sekretariati i Komunitetit të Energjisë ia ka kujtuar ZRRE-së se si autoritetit rregullativ duhet të jetë në mbrojtje të konsumatorit.

Sipas sekretariatit të Komunitetit të Energjisë ofertat konkurruese në treg ndihmojnë që të ulen shpenzimet në mënyrë efektive të energjisë së ripërtërishme.

Sekretariati e ka marrë si shembull edhe Shqipërinë.

“Ankandet e mbajtura në Shqipëri në gjysmën e vitit 2018 ku mbështetja për ndërtimin e një centrali diellor 100 MË arriti një nivel prej 59.9 EUR / MË për 50 MË (ndërsa 50 MË e mbetur do të ndërtohet pa mbështetje shtetërore)”.

Seretariati në letër ka thënë gjithashtu se  bazuar në Udhëzimet e BE-së mbi Ndihmën Shtetërore për Ndihmën Mjedisore Mbrojtjes dhe Energjisë 2014-2020, oferta konkurruese është e mandatuar në BE dhe Komuniteti i Energjisë për shumë projekte e energjisë së ripërtërishme.