Horst Seehofer dhe Angela Merkel - Foto: REL/AP

Kërkohet rezolutë për kontrollin e migrimit në Gjermani

Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, ka deklaruar se partia e tij nuk ka për qëllim të prishë koalicionin me kancelaren Angela Merkel, por sipas tij nuk ka rezultate në kontrollin e migrimit.

Ministri Seehofer ka kërkuar që azilkërkuesit të kthehen në kufij.

Merkel ka kundërshtuar këto veprime duke argumentuar që do të dobësonte Bashkimit Europian.

Seehofer udhëheq partinë krishtere të Bashkimit Social që është simotër e Partisë Konservatore të Merkel.

Partia e tij do të mbajë një mbledhje të hënën për të shtyrë përpara propozimin e tij.

Ai ka theksuar për mediat gjermane se nuk ka për qellim të rrëzojë koalicionin apo mandatin e Merkel. (REL)