Deputeti Armend Zemaj - Foto: Facebook/ArmendZemaj

Kërkohet llogari nga Qeveria për tërheqjen e njohjeve

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka kërkuar  nga Qeveria e Kosovës përgjegjësi lidhur me tërheqjen e njohjeve nga shtetet që e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës.

“Këtë përgjigje jo vetëm që nuk e kemi zyrtare, por as Qeveria dhe as institucioni i saj i Ministrisë së Punëve të Jashtme nuk e ka një përgjigje adekuate dhe korrekte para qytetarëve të vendit dhe para deputetëve të Kuvendit “, tha ai,

Sipas deputetit, është shqetësues fakti që nëse vazhdon tërheqja e njohjeve.

“Ne duhet të kemi përgjigje çka po ndodhë, cili është komunikimi ndërshtetëror dhe diplomatik”, tha ai.

Zemaj kërkoi pastrim të plotë të politikë dhe zgjedhje të reja.