Foto: Ilustrim

Kërcënon me Revole Policët që e Ndalën

Pasi është ndalur në një pikë të zakonshme kontrolli në fshatin Bishtazhin të Gjakovës rreh orës 18:00 të ditës së djeshme, një i dyshuar ka nxjerrë nga brezi revolen dhe ua ka drejtuar zyrtarëve policorë.

Të gjendur para një situate të tillë zyrtarët policorë kanë reaguar shpejt dhe ia kanë larguar revolen nga dora të dyshuarit, me çka janë evituar pasojat më të rënda.

Pas kësaj ngjarje është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit, ku janë gjetur pushkë gjuetie e tipit GAO Univerzal USSA dhe katër fishekë 12 mm dhe 23 fishekë 7.62.

Si pasojë e këtij rasti, i dyshuari është dërguar në mbajtje.