Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Kapet Hajni i Televizorit

Policia ka njoftuar se është arrestuar një 21 vjeçar nën dyshimin se ka vjedhur një televizor në një shtëpi private.

Dy ditë më parë është raportuar për një vjedhje në Vushtrri, ku ankuesi ka thënë se në shtëpinë e tij janë vjedhur një televizor dhe gjësende të tjera.

Pas identifikimit të të dyshuarit, policia ka arritur që të arrestojë 21 vjeçin me inicialet M. B.

Arrestimi i 21 vjeçit është bërë gjatë ditës së djeshme në Vushtrri.

Në cilësi të provave materiale tek i dyshuari është gjetur televizori i raportuar në rastin në fjalë ku pas procedurave verifikuese i është kthyer pronarit.

Pas procedurave intervistuese, të dyshuarit nga ana e prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit policor.

Edhe në dhjetor të vitit të kaluar KALLXO.com shkroi për arrestimin e një personi nën dyshimin për vjedhjen e një televizori.