Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e kuletës së një 86 vjeçari

Është arrestuar i dyshuari që disa ditë më parë i vodhi kuletën një 86 vjeçari.

Policia e rajonit të Prizrenit ka njoftuar se gjatë ditës së sotme është arrestuar një person inicialet e të cilit janë A. K, nën dyshimin se më 25 maj të këtij muaji vodhi kuletën e një 86 vjeçari.

Sipas njoftimit, më 25 maj rreth orës 14 një 86 vjeçar pasi kishte dalë nga hapësirat e një banke kishte vërejtur se i mungonte kuleta me një shumë parash.

Pas denoncimit të rastit, policia kishte nisur menjëherë hetimet dhe identifikimin e personit të dyshuar ku gjatë ditës së sotme ka arrestuar të dyshuarin A. K.

Sipas policisë, gjatë intervistës, i dyshuari, i ballafaquar me provat materiale ka qenë bashkëpunuar me policinë ku edhe ka pranuar veprën.

Me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti mbetet nën masën e arrestit