Kanosi policin përmes telefonit, arrestohet

Është arrestuar një person pasi dyshohet se përmes telefonit e kishte kanosur zyrtarin policor.

Deri te kanosja është pasi zyrtari policor derisa kishte qenë në kryerje të detyrës e kishte ndaluar të dyshuarin derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën pa patentë shofer dhe pa regjistrim dhe i kishte shqiptuar gjobë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Senik të Komunës së Malishevës.

I dyshuari kur është arrestuar kishte qenë nën ndikim të alkoolit të cilit ju ka bërë matja dhe ka rezultuar 2.03 promilë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari  është dërguar në mbajtje për 48 orë.