Kampi Kosovar në Rio ‘pa Stres dhe i Fokusuar’

Në kampin olimpik Kosovar mbretëron një atmosferë që nuk duket e tensionuar dhe përqendrimi për garën, që sipas orarit të Brazilit do të jetë nesër, është maksimal. Kështu së paku e përshkruan atë kryetari i federatës së Xhudos së Kosovës Agron Kuka që është brenda në kamp, së bashku me ekipin.

Me fjalët e tij, ai e quajti “relaksuese dhe me përqendrim maksimal”.

Majlinda Kelmendi e cila tashmë ka kaluar nëpër shumë gara të mëdha duke i përfshirë edhe Lojërat Olimpike, është para sfidës ndoshta më të madhe sportive të jetës së saj. Ajo tashmë ka bërë histori me kualifikimin e saj në lojërat olimpike dhe tash i mbetet vetëm që të marrë medalje në mënyrë që të fitojë të gjitha titujt e xhudos që dikush mund t’i fitojë.

Para nisjes, trajneri i saj dhe vet Majlinda kanë thënë se ata presin që të fitojnë medalje duke sugjeruar se më befasi do të ishte kthimi pa medalje se sa me medalje pasi që Majlinda Kelmendi mbetet favorit në garën ku merr pjesë. Këto deklarata ishin jashtë atyre që ekipi jep zakonisht kur premtimet për medalje gjithmonë kanë qenë të rezervuara.

Në Rio de Janeiro sot përfunduan garat në kategoritë më të lehta të Xhudos, 48 kilogramë për femra dhe minus 60 kilogramë për meshkuj. Te meshkujt dominuan japonezët dhe vendet e ish Bashkimit Sovjetik, ndërsa te femrat xhudistet nga Amerika e Jugut dhe ato japoneze. Xhudistja braziliane Menzes që ka qenë favorite ka mbetur pa medalje duke u ranguar në vendin e shtatë.

Majlinda është e qetë dhe e fokusuar, thekson Kryetari i Federatës, gjë të cilën edhe e vlerëson shumë të mirë pasi kështu edhe do të jetë e fokusuar. Sipas Agronit edhe trajneri Kuka është i qetë, siç tha ai “në sipërfaqe”.

Majlinda, të dielën, do të paraqitet në raundin e dytë pasi të parin e kalon pa luftë si bartëse e grupit të tetë më të mirave. Luftën e parë do ta ketë me zviceranen Tschopp.

Majlinda Kelmendi më herët e ka mundur sfiduesen zvicerane.

Në këtë grup është edhe xhudistja e Mauritanisë e cila kishte befasuar Kelmendin në lojërat olimpike në Londër. Mirëpo Christianne Legentil, nëse rastësisht do të takohet sërishe me Kelmendin duhet të bëjë dy fitore një kundër kundërshtares nga Arabia Saudite, ku Legentil është favorite dhe të dyten kundër izraelites Gili Cohen, luftë të cilen do ta ketë vështoirë ta fitojë.

Nëse shikohet rangimi dhe cilësia sipas rezultateve për Majlinda Kelmendin një luftë revansh me Legentilin do të ishte më e dëshirueshme se ajo me izraeliten.

Mirëpo statistkat sportive thonë se për të dalë e para në grup, Majlinda duhet ta mund edhe izraeliten Cohen. Me këtë xhudiste Majlinda nuk është takuar asnjëherë në gara zyrtare. Ky do të ishte takimi i parë i tyre.

Gjithsesi se trajnerët kanë shikuar teknikat  xhudisteve dhe tash kanë përgatitur edhe strategjitë e veta. Duhet theksuar se këto xhudiste njihen mirë pasi ekipi Kosovar i xhudos ka kaluar disa kohe në një kamp përgatitor në Izrael, ku kanë qenë mysafir të federatës së atjeshme.

Pas kalimit të grupeve aty mbeten Nakamura e Japonisë, Chitu e Rumanisë dhe brazilianja shumë e rrezikshme Miranda Erika, e cila i ka shkaktuar Kelmendin humbjen e fundit në karrierën e deritashme, në një grand-slam në Abu Dabi. Një vit më heret Kelmendi kishte mposhtur MIrandën në finale e kampionatit botëror që atëherë ishte mbajtur në Rio de Janeiro.

Garuesja e parë kosovarë ne Rio ka qenë shenjtaja Urata Rama që ka zënë vendin e 48 nga 51 ndërsa çiklisti Qëndrim Guri nuk ka mundur ta përfundojë garën