Kadri Veseli ne takim me ministrin e jashtem te Mali te Zi, Srdjan Darmanoviq Foto: Kuvendi i Kosoves

Kadri Veseli takon ministrin e jashtëm të Malit të Zi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është takuar sot me ministrin e Jashtëm të Malit të Zi, Srdjan Darmanoviq ku kanë biseduar për marrëdhëniet midis dyja vendeve.

“Kryeparlamentari Veseli tha se Kosova mbetet e përkushtuar në kultivimin e politikës së saj të fqinjësisë së mirë e të bashkëpunimit me të gjitha vendet e rajonit, përfshirë këtu edhe Malin e Zi, në funksion të forcimit të stabilitetit rajonal e të integrimit më të shpejt evropian”, thuhet në komunikatën e zyrës për media të Kuvendit të Kosovës.

Ndërsa ministri Darmanoviq citohet të ketë thënë se vizita e tij në Prishtinë tenton t’i jap një shtysë të fuqishme mardhënieve ndërshtetërore dhe parlamentare mes Kosovës dhe Serbisë.

Ministri Darmanoviq gjatë ditës është takuar edhe me homologun e tij kosovar, Behgjet Pacolli dhe Kryeministrin Haradinaj.

Vizita e Darmanoviq në Kosovë ka ardhur në 1 vjetorin e ratifikimit të marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës.