Peja i dëshiron mirëseardhje shkrimtarit Ismail Kadare - Foto: Kallxo.com

Kadare Nesër e Pasnesër në Pejë

Ikona e letërsisë moderne shqipe, Ismail Kadare, nesër dhe pasnesër do të qëndrojë në Pejë për të marrë pjesë në edicionin e 14-të të Takimeve Ndërkombëtare Letrare “Azem Shkreli”.

Admiruesit e veprave letrare të Ismail Kadaresë do të kenë mundësi t’i marrin ato bashkë me autograf të shkrimtarit nga dora e tij nesër prej orës 19:00 në kino-teatrin “Jusuf Gërvalla” në Pejë.

Kadare është laureat i çmimit të edicionit të sivjetmë të Takimit Ndërkombëtar Letrar, që organizohet në nderim të jetës dhe veprës së shkrimtarit dhe regjisorit Azem Shkreli.

Po ashtu, Komuna e Pejës me vendim të Kuvendit Komunal e ka shpallur shkrimtarin Ismail Kadare Qytetar Nderi i Pejës.