“Në përgjithësi, ndryshimi i kufijve nuk është ide e mirë. Ky është një nga parimet në të cilin bazohet politike e sigurisë, por le të lejojmë që para nesh të dalin ide e propozime racionale dhe të bisedojmë”, deklaroi Jovanoviq, për gazetën podgoricase “Pobjeda”.

Ai shtoi se Kosova është rast i veçantë dhe rajoni duhet të lidhet në një aleancë më të gjerë përreth çështjes së Kosovës, për shkak se ekzistojnë reperkusione rajonale, por, gjithashtu, duhet të pranohet se pa një Serbi të qëndrueshme dhe paqësore nuk ka paqe në rajon.

“Kur i gjithë rajoni ta kuptojë se kur të gjitha çështjet me karakter kombëtar të mund të zgjidhen me pajtimin e shteteve dhe kombeve të tjera, vetëm atëherë mund të flasim për një Ballkan evropian”, deklaroi Jovanoviq, transmeton RTK.

Jovanoviq tha se presidenti serb Aleksandar Vuçiq “përforcoi pozicionin e tij në lidhje me pjesën e Serbisë që do të linte çështjen e Kosovës, që për dekada do të ishte e rëndësishme për zhvillim dhe për çdo lloj përparimi”.

“Nëse hedhim mënjanë qëndrimet për rëndësinë e Millosheviqit dhe rolin e tij si udhëheqës, që, për mua, janë të papranueshme, nuk duhet të harrojmë se ky është momenti kur edhe pjesa më e vështirë e publikut tonë e kuptoi se vetëm në marrëveshje dhe në paqe mund të kërkojmë zgjidhje për Kosovën”, deklaroi Jovanoviq, lider i LDP-së.