Foto: Ilustrim

Deri në shtatë orë pritje në dalje në kufirin në Merdare 

Udhëtarët po presin deri në shtatë orë për të dalur nga Kosova në pikën kufitare në Merdare.

Kjo pritje ka krijuar një kolonë të gjatë deri në tri kilometra.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, pritje të gjata ka edhe në pikat tjera kufitare.

Në pikat e kalimit kufitar Mutivodë, Dheu i Bardhë e Muçibabë, po pritet më shumë se një orë.

Përderisa, për të hyrë në Kosovë më së shumti po pritet në Jarinje, deri në 25 minuta.

Ndërsa, gjendja në vendkalimet tjera është më shpejtë e kalueshme.