Jonuz Salihu foto KALLXOcom

Jonuz Salihaj: AAK në Prishtinë me vendime si në Kore të Veriut

Ditë më parë është liruar nga detyra e drejtorit të Arsimit të Prishtinës, Jonuz Salihaj.

Shkarkimi i tij nga pozita e drejtorit kishte ardhur nga me kërkesë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Ish-drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jonuz Salihaj,  ka kritikuar organet e AAK-së në Prishtinë, për vendimin që ai të shkarkohet nga detyra.

“Ata do të shkatërrojnë degën e AAK-së në Prishtinë. Unë kam dinjitet dhe punoj me derë. Kësi vendime janë marrë edhe në komuna të tjera që janë në bashkëqeverisje nga AAK, si p.sh në Gjilan. Ka brenda degës që janë të prirë të shkatërrojnë partinë, AAK-në. Z.Haradinaj i merr vendimet, por në degën e AAK-së në Prishtinë, merren vendime si në Kore të Veriut”,  tha Salihaj sot në emisionin “Studio e Hapur”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK3).

Sipas tij kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti është vënë para aktit të kryer. “Unë pres që strukturat e AAK-së, të mos vihen para aktit të kryetarit të AAK-së në Prishtinë, Brahim Mehmetajt”, tha Salihaj.

Ish-drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jonuz Salihaj, bëri me dije se ai ka punuar me nder dhe ka pasur rezultate. “Unë natë e ditë kam punuar dhe rezultatet e punës time mund të shihen dhe janë të prekshme”, tha ai.

Ai bëri me dije se ka pritur në çdo takim edhe njerëzit e partisë dhe ka punuar duke respektuar ligjin. “Unë kam kryer punë në bazë të ligjit, me sms nuk kryhet punë, regjistroma këtë ose ata. Unë nuk i kryejë punë klaneve të ndryshme”, deklaroi ai.

Ish-drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jonuz Salihaj,   tha se është njëri nder themeluesit e AAK-së. “Dje ka ardhur një njeri dhe don të bëj grusht shtet. Unë nuk kam lëvizur kurrë nga partia. Pres që kryesia dhe kryetari të sqaroj punën time. Unë po pres reagimin e kryetarit”, deklaroi ai.