IPK suspendon katër zyrtarë policorë për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se ka rekomanduar suspendimin e katër zyrtarëve policor në Departamentin e Shërbimeve Mbështetëse të Policisë së Kosovës.

Në një përgjigje të dhënë për KALLXO.com, Inspektorati ka njoftuar se zyrtarët policorë po hetohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

“Inspektorati Policor i Kosovës, respektivisht Departamenti i Hetimeve, pas pranimit të disa informacioneve, në koordinim të plotë me Prokurorinë Themelore të Prishtinës, ka filluar hetim penal ndaj disa zyrtarëve te Departamenti të Shërbimeve Mbështetëse të Policisë së Kosovës, me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, thuhet në përgjigjen e IPK-së.

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se zyrtarët policor janë të suspenduar deri në përfundim të hetimeve ndaj tyre.

Njëri nga zyrtarët e suspenduar është edhe Drejtori i Departamentit për Shërbime Mbështetëse, Granit Fetahu.

KALLXO.com ka raportuar sot për suspendimin e Fetahut.

https://kallxo.com/suspendohet-drejtori-i-prokurimit-ne-policine-e-kosoves/