Inskenohet sulmi seksual, policia zbulon rastin pas dëshmisë së të dyshuarve

Një sulm seksual ishte raportuar gjatë ditës së djeshme në Stacionin Policor të Pejës.

Policia në raportin e  ditës së sotme ka njoftuar se lidhur me rastin janë zhvilluar disa hetime nga ku është vërtetuar se ishte inskenuar skena e sulmit seksual.

Gjithashtu policia ka njoftuar se gjatë intervistimit të dy palëve është verifikuar se viktima është në lidhje dashurie me dëshmitarin dhe e tëra ajo ka ndodhur me pëlqimin e dy palëve.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori.