Industria-Shpenzim Rryme e Rënie Punësimi

Shënimet për trendët industrialë në Kosovë i dha Agjencia e Statistiakve me anë të një publikimi.

Sipas kësaj agjencie në tremujorin e fundit të 2015-ës kemi rritje në 95.7 për qind në furnizim me rrymë, avull dhe ajër të kondicionuar.

Për dallim nga kjo rritje, rënie kishte industria përpunuese.

“Në tremujorin e katërt të vitit 2015 krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2015, furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar ka pasur një rritje prej 95.7 %, industria nxjerrëse prej 43.9 % , ndërsa industria përpunuese kishte rënie prej (17.4 %) si dhe furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave me (5.5 %),” thuhet në publikimin e ASK-së.

Rritje dhe rënie të ngjashme në sektorë të ndryshëm industrialë kishte në krahasimin e tre muajve të fundit të vitit 2015 me ata të 2014-ës.

“Tremujori i katërt 2015 krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM 4 2014 ), aktiviteti Furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar ka pasur një rritje prej 13.3 %, industria nxjerrëse prej 3.5 %, ndërsa Industria përpunuese kishte rënie prej (13.6 %) si dhe furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) me (9.7 %),” tregoi publikimi.

Edhe punësimet e realizuara në këtë tremujor të vitit të kaluar janë në rritje krahasuar me tremujorin e katërt të 2014-ës.

“Numri i të punësuarve në tremujorin e katërt të vitit 2015 krahasuar me tremujorin e tretë po të këtij viti në aktivitetin e industrisë së nxjerrëse ka pasur rritje prej 1 për qind, ndërsa aktiviteti i furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar ka pasur rënie me 2.6 për qind, po ashtu dhe furnizimi me ujë së bashku me industrinë përpunuese kanë pësuar rënie prej 1.2 për qind, përkatësisht 0.5 për qind,” thotë më tej ASK-ja.

Në muajt tetor-dhjetor 2015 në krahasim me këta muaj të 2014-ës sipas ASK-së pati rritje të punësimit në disa veprimtari industriale, e rënia në disa të tjera.

“Në raport me tremujorin e katërt të vitit 2014, në tremujorin e katërt të vitit 2015 kishte rritje të numrit të të punësuarve në aktivitetin e furnizimit me ujë për 2.0 për qind si dhe industria nxjerrëse me 0.5 për qind, ndërsa rënie kishte tek aktiviteti i furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar me 5 për qind si dhe tek industria përpunuese me 4.1 për qind,” sqaron publikimi. [interaction id=”56f5b2b3fda229c634eb3292″]