Foto: Ilir Meta - Facebook

Ilir Meta lavdëron kosin e Prevallës

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, gjatë qëndrimit në Kosovë, ka bërë të ditur se ka vizituar Prevallën e Prizrenit.

Meta madje ka lavdëruar edhe cilësinë e kosit të asaj ane.

Përmes një publikimi në Facebook, Meta ka treguar një histori të shkurtër të një blegtori nga Prevalla.

“Nëse do jepej një çmim ndërkombëtar se kush prodhon kosin më të mirë, nuk do habitesha që vendin e parë do ta fitonte Bajrami, këtu në Prevallë. Edhe pse dikur mësues, ai i është rikthyer tani traditës shekullore të familjes së tij si blegtor, duke shkëlqyer me punën dhe produktet mjaft cilësore. I lumtur të njihja këtë njeri të mrekullueshëm”, ka shkruar Meta.

Presidenti shqiptar, një ditë më parë ka vizituar edhe Bjeshkët e Sharrit.