Sokol Zogaj, drejtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës - Foto: KALLXO.com

I ekstraduari në Kosovë, njëri nga sulmuesit e Sokol Zogajt

Personi i ekstraduar dje nga Gjermania përmes Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë është njëri nga personat i cili e ka sulmuar ish- drejtorin e burgjeve Sokol Zogaj.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com edhe vetë Zogaj.

“Po, edhe unë jam njoftuar se gjatë ditës së djeshme është bërë ekstradimi i njërit nga tre personat që më kanë sulmuar. Nuk jam njoftuar nga organet kompetente pasi kam kërkuar nga ata që ta kryejnë punën e tyre duke mos ju bërë presion”, tha Zogaj për KALLXO.com.

Zogaj shtoi se tre personat që e kanë sulmuar, njëri nga ta është arrestuar dhe është liruar, për njërin nuk e di se çka është vendosur, ndërsa ky i fundit ishte arrestuar në Gjermani dhe më pas është ekstraduar në Kosovë.

Sokol Zogaj ishte sulmuar mëngjesin e 16 gushtit të vitit të kaluar në hyrje të banesës së tij në lagjen Ulpiana të Prishtinës.

Ai ishte goditur në kokë me shufra hekuri nga persona që ishin me maska.

KALLXO.com kishte raportuar për sulmin ndaj Zogajt.

https://kallxo.com/drejtori-burgjeve-nuk-e-njoh-personin-qe-sulmoi/

KALLXO.com ka raportuar edhe sot për personin e ekstraduar nga Gjermania.

https://kallxo.com/ekstradohet-nje-person-i-dyshuar-per-sulm-nga-gjermani-ne-kosove/