Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Bashkëpunimi ndërkombëtar, Policia ekstradon, transferon e deporton 12 persona

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), në kuadër të angazhimeve dhe detyrave ligjore të bashkëpunimit ndërkombëtar me shtetet tjera nga muaji nëntori e deri më tani ka realizuar me sukses një numër të ekstradimeve, transfereve dhe deportimeve.

Me 8 nëntor 2023 në Kosovë është ekstraduar shtetasi kosovar i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar për veprën penale ‘vrasje’. Personi është ekstraduar nga Mali i Zi në Kosovë.

Me 10 nëntor 2023 është transferuar një tjetër shtetas i Kosovës i kërkuar për veprën penale ‘vrasje’. Personi është transferuar nga Belgjika në Kosovë.

Me 13 nëntor 2023 në Kosovë është transferuar nga Belgjika shtetasi kosovar i kërkuar për veprën penale ‘vjedhje’.

Me 14 nëntor 2023 është ekstraduar personi shtetas i Gjermanisë, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga autoritetet e Austrisë për veprën penale ‘vjedhje e rëndë komerciale’. Personi është ekstraduar nga Republika e Kosovës në Austri.

Me 15 nëntor 2023 është deportuar shtetasi i Polonisë, i kërkuar për veprën penale ‘prishje e rendit dhe qetësisë publike’, ‘mospërfillje e urdhëresave të personave zyrtarë’. Personi është deportuar nga Kosova për në Poloni.

Po ashtu më 15 nëntor është ekstraduar personi shtetas i Turqisë, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga autoritetet e Turqisë për veprën penale ‘keqtrajtim seksual i fëmijëve’. Personi është ekstraduar nga Kosova në Turqi.

Me datën 21 nëntor 2023 është ekstraduar personi shtetas i Maqedonisë së Veriut, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’ dhe i njëjti është ekstraduar nga Kosova në Maqedoninë e Veriut.

Me datën 22 nëntor 2023 është ekstraduar personi shtetas i RKS-së, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar për veprën penale ‘tentim vrasje’,  i njëjti është ekstraduar nga Gjermania në Kosovë.

Me datën 29 nëntor 2023 është ekstraduar personi shtetas i RKS-së, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar për veprën penale ‘tentim vrasje’. Personi është ekstraduar nga Franca në Republikën e Kosovës.

Me datën 12 dhjetor 2023 është ekstraduar një shtetas i Malit të Zi, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga autoritetet gjermane për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’. Personi është ekstraduar nga  Kosova në Gjermani.

Me datën 12 dhjetor 2023 është ekstraduar personi shtetas i RKS-së, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar për veprën penale ‘grabitje’. Personi është ekstraduar nga Gjermania në Republikën e Kosovës.

Me datën 13 dhjetor 2023 është ekstraduar një shtetas i Kosovës, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar për veprën penale ‘trafikim me narkotikë’. Personi është ekstraduar nga Gjermania në Republikën e Kosovës.