Gjykimi i Mentor Golës - Foto: KALLXO.com

I akuzuari: Nuk shkova me qëllimin për ta privuar nga jeta askënd

Në gjykimin e të pandehurit Mentor Gola, i akuzuar për vrasje të rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje, është mbajtur seanca e parë.

Në Gjykatën e Gjakovës Gola tha sot se e pranon fajin për posedim të armës pa leje, por jo për akuzën e vrasjes së rëndë në tentativë.

“Unë nuk kam shkuar me qëllimin që ta privoj nga jeta askënd”, tha i pandehuri.

Mentor Gola dyshohet se më 5 qershor nën ndikimin e alkoolit kishte shkuar në shtëpinë e të dëmtuarit Lorik Lipoveci dhe në momentin kur kishin dalë jashtë gruaja me fëmijët e të dëmtuarit, ai kishte nisur të shante.

Aktakuza shpjegon se i pandehuri Mentor ka gjuajtur një herë me armë, duke e goditur derën e shtëpisë e pastaj kishte ikur.

Në seancën dëgjimore-përgatitore të mbajtur në qershor, i pandehuri i kishte kërkuar falje familjes së dëmtuar dhe kishte thënë që nuk i kujtoheshin veprimet e tij sepse ka qenë “nën ndikim të alkoolit”.

https://kallxo.com/i-dyshuari-i-kerkon-falje-familjes-se-viktimes-nuk-i-kujtohen-veprimet-e-gjuajtjes-me-arme/

Pas rastit të ndodhur me kërkesën e prokurorit, Gola kishte qëndruar një muaj në paraburgim, e pastaj kjo masë i është zëvendësuar me masën e paraqitjes në stacionin policor.

Në këtë rast i dëmtuari Lorik Lipoveci është sekretar i Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Qabrati”, i cili është edhe përfaqësues me autorizim i kësaj kompanie pranë çdo organi publik të sistemit të drejtësisë.

Gjyqtari Gëzim Pozhegu shqyrtimin e dytë për këtë çështje penale e caktoi për në muajin nëntor dhe brenda kësaj periudhe kohore mbrojtësi i të akuzuarit avokati Ndrec Dodaj ka të drejtë në kërkesën për hedhjen e aktakuzës dhe të provave të propozuara në aktakuzë.

https://kallxo.com/nje-muaj-paraburgim-per-vrasjen-ne-tentative-ne-gjakove/

Kallxo.com