Ilustrim - Gjykata e Gjakovës

Gjakovë, 3 vjet e dy muaj burg për tentim vrasje

Gjykata e Gjakovës e ka shpallur aktgjykimin në rastin e Mentor Golës, i akuzuar për vrasje të rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Gola u dënua me dënim unik prej 3 vjet e dy muaj burgim.

Prokuroria pretendon se i akuzuari dyshohet se teksa ishte nën ndikimin e alkoolit kishte shkuar në shtëpinë e të dëmtuarit Lorik Lipoveci, duke sharë dhe më pas kishte gjuajtur me armë zjarri.

Gjatë shpalljes së aktgjykimit, gjykatësi Gëzim Pozhegu e udhëzoi në kontest civil të dëmtuarin Lorik Lipoveci.

Të mërkurën ishte dhënë fjala përfundimtare.

Prokuroria kërkon dënimin e Mentor Golës, i akuzuar për tentimvrasje

Mentor Gola dyshohet se më 5 qershor 2018, nën ndikimin e alkoolit kishte shkuar në shtëpinë e të dëmtuarit Lorik Lipoveci dhe në momentin kur kishin dalë jashtë gruaja me fëmijët e të dëmtuarit, ai kishte nisur të shante.

Aktakuza shpjegon se i pandehuri ka gjuajtur njëherë me armë, duke e goditur derën e shtëpisë e pastaj kishte ikur.

Muajin e kaluar, kishte dëshmuar eksperti i balistikës dhe ishte dhënë mbrojtja e të akuzuarit.

Tentimvrasja në Gjakovë – Eksperti i balistikës tregon për shkrepjen e armës nga i akuzuari Mentor Gola

Në njërën nga seancat kishte dëshmuar edhe i dëmtuari me gruan e tij.

Gjakovë, dëshmitarët tregojnë si u shkrep plumbi te shkallët e shtëpisë

Dy seanca të këtij rasti kishin dështuar për arsye të ndryshme.

Seanca ndaj të akuzuarit për tentim vrasje shtyhet pasi mungoi avokati

Në muajin nëntor të vitit 2018 mbrojtja e të akuzuarit e kishte kundërshtuar aktakuzën e Prokurorisë, duke thënë se aktakuza duhet të përmbajë veprën e shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm, e jo për tentim vrasje.

Mbrojtja e Mentor Golës, i akuzuar për tentim-vrasje, kundërshton aktakuzën

Në seancën fillestare, i akuzuari Mentor Gola e kishte pranuar fajin për posedim të armës pa leje, por jo për akuzën e vrasjes në tentativë.

I akuzuari: Nuk shkova me qëllimin për ta privuar nga jeta askënd