Votimet në Kosovë - Foto: Atdhe Mulla

Humbet Libri i Nënshkrimeve të Votuesve, Ndalohet Komisioneri

Në fshatin Kaqandoll në Shalë të Bajgorës ka humbur libri i nënshkrimeve të votuesve.

Rasti është raportuar edhe në Polici.

Prokurorja Fetije Shala tha për KALLXO.com se ndaj komisionerit është caktuar masa e ndalimit.

Libri i ri për nënshkrime është sjellë nga Prishtina dhe procesi i votimit është duke vazhduar.