Hoti dhe Zemaj diskutojnë mundësinë që punonjësve shëndetësorë t’u paguhet shtesa mujore deri në 300 euro

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj se bashku me kryeministrin Avdullah Hoti sot kanë shqyrtuar mundësinë që punonjësve shëndetësorë t’i paguhet shtesa mujore deri në 300 euro.

Zemaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se ka kërkuar nga Hoti që t’i shtohet paga mujore deri në fund të pandemisë kësaj kategorie e cila po ndeshet drejtpërdrejtë me rrezikun nga COVID-19.

Sipas tij, kryeministri e ka gjetur mbështetjen e kësaj kërkese.

“Si ministër i Shëndetësisë sot kam kërkuar nga Kryeministri Avdullah Hoti, që deri në përfundim të pandemisë, punonjësve shëndetësorë t’u paguhet shtesa në të ardhura personale deri në 300 euro në muaj, bazuar në kategorizimin e bërë sipas rrezikshmërisë së drejtpërdrejtë nga virusi Covid-19.  Kërkesë e cila gjeti mbeshtetjen dhe mirëkuptimin e Kryeministrit” ka shkruar Zemaj.