
Ramush Haradinaj
Haradinaj: Të gjithë jemi Izet sot (VIDEO)
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e quajti hero policin e vrarë ditë më parë në Istog.
Në ceremoninë e varrimit të Izet Demajt, Haradinaj tha se duhet të jemi më afër se kurrë me policinë e Kosovës.
“Rasti i Izetit është porosi e qartë për ne Kosovë që nuk guxojmë me lanë policin vetëm, çdo qytetar është polic, të gjithë jemi me Izetin, familjen e Izetit dhe misionin e Izetit. Të gjithë jemi Izet sot, nesër dhe gjithmonë”, tha Haradinaj.
Mijëra njerëz po marrin pjesë në varrimin e policit Izet Demaj i cili mbeti i vrarë në një aksion kundër grabitjes së një banke në Istog.
Një numër i madh i qytetarëve kanë marrë rrugën për në Koshare, ku pritet të varroset me nderime shtetërore në varrezat e dëshmorëve në Koshare, polici i vrarë të enjten në Istog, Izet Demaj.
Gazetari i KALLXO.com, raportoi se kolona e veturave nga Peja për në Koshare është shumë e gjatë.
Qindra vetura janë nisur në drejtim të Koshares për t’ia dhënë lamtumirën e fundit policit Izet Demaj.
https://kallxo.com/qalaj-kemi-me-shume-motivim-per-ta-luftuar-krimin/