Ramush Haradinaj Homazhe Zahir Pajaziti- FOTO Atdhe Mulla

Haradinaj shpreson se rezoluta do të kalojë sot në Kuvend

Diskutimet e djeshme të deputetëve në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita, sipas kryeministri Ramush Haradinaj ishin korrekte.  Haradinaj këto komente i bëri pas homazheve që i bëri te shtatorja e heroit kombëtar Zahir Pajaziti me rastin e shënimit të ditëlindjes së heroit.

“Dje kam qëndru një kohë në seancë, mund të them që ka pasur diskutim korrekt”, deklaroi Haradinaj.

Ai shtoi se në disa raste ka parë lojë mes partive për më shumë poena.

“Në disa raste po shihet një lojë mes partive, deputetet më shumë po përfaqësojnë një lojë më shumë për poena se sa për një qellim. Qëllimi i parlamentit është me nxjerr një rezolutë. Duhet ta kërkojnë një mes të gjitha partitë politike, të gjithë deputetet. Unë i kam lut që ta kërkojnë këtë mes, ju siguroj që shumë fuqi ka qenë për ushtrinë, shumë vota, nëse ka vota për një rezolutë ajo është një dëshmi në vete. Për vetë faktin e përmbajtës së rezolutës që ajo ka unitet politik është me rendësi, shpresoj që do ta arrijnë sot”, ak deklaruar kryeministri Haradinaj.

Ndërkohë, shefat e GP parlamentare janë në takim në përpjekje për të harmonizuar qëndrimet rreth rezolutës së propozuar nga LDK-ja.

https://kallxo.com/grupet-parlamentare-fillojne-bisedimet-per-harmonizimin-e-rezolutes-per-dialogun/

.