R. H.

Pas byrekut Haradinaj shpërndau ëmbëlsira për policët që i ruajnë shtëpinë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka nisur festën e Fitër Bajramit në një mënyrë të veçantë.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj derisa ka shpërndarë edhe disa fotografi, shihet duke iu shpërndarë ëmbëlsira Policisë së Kosovës.

“Në këtë ditë feste e nisa mëngjesin duke ndarë ëmbëlsira me Policinë e Kosovës. Në rrugëtimin tonë si shtet e shoqëri qofshim gjithmonë krah për krah. Me fat Fitër Bajrami!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”. Kohë më parë Haradinaj i kishte gostitur me byrek policët.