Ramush Haradinaj në DebatPernime. Foto: Atdhe Mulla

Haradinaj: Institucionet, Shumë Shpejt

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN-AKR Ramush Haradinaj tha se sot janë takuar me partnerët e koalicionit për t’u konsultuar ndërmjet vete dhe se ishte dashur që këtë javë të kishin institucionet e reja.

Sipas Haradinajt këtë javë do të duhej t’i kishim institucionet.

Megjithatë, Haradinaj nuk dha ndonjë datë se kur mund të konstiutohen institucionet përveç se sipas tij ato do të formohen shumë shpejt.

Takimi është mbajtur në hotelin e Behgjet Pacollit ku prezent kanë qenë edhe kryetari I PDK-së Kadri Veseli, ai i Nismës Fatmir Limaj si dhe kryetari I AKR-së Behgjet Pacolli./21Media