Ramush Haradinaj dhe Naim Maloku Foto: ZKM

Haradinaj emëron Naim Malokun këshilltar

Kryeministri Ramush Haradinaj është takuar sot në mëngjes me ish-eprorin e UÇK-së, Naim Maloku, të cilin vite më parë e kishte pasur edhe bashkëpartiak.

Ky takim rezultoi me vend pune për Naim Malokun, i cili nga sot do ta këshilloj kryeministrin Ramush Haradinaj.

Naim Maloku është emëruar këshilltar i kryeministrit si dhe nga ky i fundit ka marrë edhe medaljen e ‘Gjergj Kastriotit- Skënderbeut’.

“Kënaqësi ta prisja këtë mëngjes veprimtarin e hershëm të çështjes shqiptare, eprorin e UÇK-së dhe bashkëpunëtorin tim të afërt. Naim Maloku një jetë ishte në shërbim të Kosovës. Në shenjë mirënjohje i kam dhuruar Medaljen e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe poashtu pata nderin ta emëroj Këshilltar Politik”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Në të kaluarën, Naim Maloku ka qenë deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, partisë së Ramush Haradinajt.