Foto: Komuna e Prishtinës

Handikos në Prishtinë do ta sigurojë ujin e ngrohtë përmes energjisë diellore

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se Handikos do ta sigurojë ujin e ngrohtë nëpërmjet energjisë diellore.

Sipas njoftimit, në çatinë e Handikos-it janë vendosur 6 kolektorë diellorë, ku përmes tyre do të sigurohet uji i ngrohtë për këtë objekt, me kapacitet të rezervuarit prej 1000 litrave. Në përurimin e këtij projekti morën pjesë nënkryetari i Prishtinës Muhedin Nushi dhe Drejtoresha e e Mirëqenies Sociale Valbona Osmani.

Projekti është financuar nga Komuna e Prishtinës dhe CIMIC Autcon nga Austria.