Ilustrim

Greva e kontrollorëve ajror, anulohen 8 fluturime në Aeroportin 'Adem Jashari'

 

Nga 17 fluturime të cilat janë planifikuar prej tyre 8 janë anuluar për shkak të grevës e cila po mbahet nga kontrolloret e trafikut Ajror.

Sipas faqes zyrtare të Aeroportit të Prishtinës, të gjitha fluturimet të cilat ishin të planifikuara nga ora 08:15 deri në orën 14:15 janë të anuluara dhe vetëm 9 do të realizohen.

Greva është paralajmëruar të jetë 8-orëshe nga SINKON dhe ASHNA duke filluar nga ora 08:00 e mëngjesit të sotëm deri në orën 16:00.

KALLXO.com ka raportuar të enjten se 1 fluturim është anuluar si pasojë e grevës.

Edhe Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës u ka bërë thirrje kontrollorëve të Trafikut Ajror që të ndërprenë  grevën duke pasur parasysh pasojat e mëdha për publikun që udhëton dhe humbjet tjera direkte e indirekte që mund të shkaktohen.

Greva vije si në shenjë pakënaqësie ndaj mos përmbushjes së kërkesave të Kontrolloreve të Trafikut Ajror në Ligjin për Paga.