Gjykimi për rastin "Badovci", Fehmi Musa sërish deklarohet i pafajshëm

Në ri gjykimin ndaj Fehmi Musës, i akuzuar për veprën penale shtytje në terrorizëm në rastin e njohur si “Badovci”,  i akuzuari përsëri  u deklarua i pafajshëm, raporton KALLXO.com

Në pyetjen e kryetares së trupit gjykues, gjykatëses Valbona Musliu- Selimaj se a e ndjeni veten fajtor, i akuzuari u deklarua i pafajshëm.

“Absolut nuk ndihem fajtor” tha i akuzuari Musa.

https://kallxo.com/gjykata-supreme-pjeserisht-e-kthen-ne-rigjykim-rastin-badovci/

Gjykata Supreme për herë të dytë e ka kthyer në rigjykim rastin e njohur si “Badovci”, por për dallim prej herës së parë, këtë herë Supremja ka vendosur vetëm për njërin nga të akuzuarit.

Fehmi Musa ishte dënuar me 3 vjet burg nga Gjykata Themelore dhe më pas i ishte vërtetuar ky dënim nga Gjykata e Apelit, mirëpo, tani Supremja e ka kthyer çështjen në rigjykim.

Musa ishte dënuar për veprën penale të ndihmës në shtytje në kryerjen e veprave terroriste ndërsa Milazim Haxhiaj,  Gazmend Haliti dhe Enis Latifi në korrik u dënuan me nga 3 vjet e gjysmë burg, ndërsa Besnik Latifi u dënua me 4 vjet e 6 muaj burg. Fehmi Musës iu shqiptua dënimi prej 3 vjetësh burg për veprën penale të shtytjes në kryerjen e veprave terroriste.

Pas deklarimit lidhur me fajësinë shqyrtimi gjyqësor vazhdoi me fjalën hyrëse.

Prokuroria Speciale Drita Hajdari në fjalën hyrëse deklaroi se jemi në një situatë ku e kemi të vërtetuar gjendjen faktike, si dhe me provat që do të administrohen në këtë shqyrtim gjyqësor do të vërtetohet edhe elementi i kërkuar nga Gjykata Supreme, i ndihmës në shtytje.

“Fehmi Musa asnjëherë nuk e ka mohuar se ishte i thirrur në telefon në natën kritike, dhe me provat e  administruara do të vërtetohet dyshimi, qëllimi për të cilën ky grup kishte shkuar ne liqenin e Badovcit, si dhe  kontributi i Fehmi Muses, duke i ndihmuar të akuzuarve  Besnik Latifi dhe Gazmend Haliti të arratisen nga vendi i ngjarjes” tha Hajdari.

Gjithashtu Gjykatës  i propozoi që të lexohet deklarata e Betim Ibrahimit i cili sipas informatave të policisë është vrarë në luftën e Sirisë, deklaratë kjo e dhënë në Prokurori, Polici, si dhe i propozoi që si dëshmitar të dëgjohen edhe hetuesit policor nga drejtoria kundër terrorizmit.

Ndërsa mbrojtësi i të akuzuarit Fehmi Muses, avokati Blerim Qela, deklaroi se mbetet në tërësi pranë fjalës hyrëse të dhënë në shqyrtimin paraprak, duke shtuar se aktakuza e Prokurorisë Speciale si e tillë nuk mund të qëndrojë.

“Asnjëherë nuk janë përmbushur elementet cilësore  të veprës penale siç është përshkuara në diapozitivin e  dytë të aktakuzës, po ashtu këto kushte nuk janë plotësuar edhe pas ricilësimit të veprës penale nga ana e prokurorisë, ku klienti im njëherë ka qenë i akuzuar për veprën penale ndihme në veprat penale terroriste, dhe pastaj në shqyrtimin e dytë duke bërë ricilesimin Prokuroria në veprën penale shtytje për kryerjen e veprën penale terroriste në tentativë” tha avokati Qela

Avokati Blerim Qela me tutje shtoi se Gjykata duhet të ketë parasysh se kjo çështje penale nuk është vërtetuar nga instanca më e lartë Gjykata Supreme, e cila sipas mbrojtësit të të akuzuarit,  ka konstatuar shkelje esenciale, prandaj avokati i kërkoi trupi gjykues ti marrë parasysh rekomandimet e Gjykatës Supreme, pasi që sipas tij nga shkresat që posedon Gjykata kjo vepër penale për të cilën po akuzohet Musa, në asnjë mënyrë nuk do të mund të vërtetohet, prandaj mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Qela kërkoi aktgjykim lirues për Fehmi Musen.

Sa i përket propozimet të Prokurorisë që të lexohet deklarata e Betim Ibrahimit, mbrojta e kundërshtoi këtë propozim si dhe edhe për dëshmitaret e propozuar nga ana e Prokurorisë tha se janë ta panevojshëm të dëgjohen për arsye se nuk lidhen me të akuzuarin.

Kurse Gjykatës mbrojta i propozoi dy dëshmitar që të dëgjohen në seancat e radhës, personat Arsim Syla dhe Enver Gjata, ku sipas avokatit deklaratat e tyre do të jenë të arsyeshme në vërtetimin e gjendjes faktike.

Pas këshillimit dhe votimit trupi gjykues morri aktvendim për të aprovuar të gjitha propozimet si nga ana e Prokurorisë ashtu edhe nga ana e mbrojtjes.

Seanca e radhës do të mbahet me 10 prill.

https://kallxo.com/perseri-shtyhet-seanca-per-terrorizem-ndaj-fehmi-muses/