Gjykatësi i Sëmurë, Shtyhet Gjykimi i Deputetit Elmi Reçica

Seanca gjyqësore e paraparë për sot në rastin ku i akuzuar është deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Elmi Reçica, është shtyrë për shkak se gjykatësi i rastit, Kujtim Krasniqi, nuk është mirë me shëndet.

Rrjedhimisht, seanca është shtyrë për kohë të pacaktuar.

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj Reçicës për veprën penale të raportimit të rremë të pasurisë.

Në kopjen e aktakuzës e cila është hartuar në qershor të 2015-ës Prokuroria pretendon se Reçica nuk i ka deklaruar në tërësi të hyrat e tij nga Kuvendi i Kosovës.

Sipas aktakuzës, në formularin e pasurisë së vitit 2013 Reçica kishte deklaruar të hyra prej 17 mijë e 760 eurove, ndërsa ishte zbuluar se gjatë atij viti Reçica kishte pasur të hyra vjetore prej 24 mijë e 56 eurove.

Reçica në një prononcim për KALLXO.com kishte konfirmuar se ndaj tij po zhvillohet një proces gjyqësor. Madje në seancën e parë para gjykatës ai është deklaruar i pafajshëm.

http://kallxo.com/prokuroria-aktakuze-per-elmi-reqicen/