Pallati i Drejtësisë - Foto: KALLXO.com

Gjykata liron dy të akuzuarit për kërcënimin e drejtorit të OShP-së

Shaban Lushtaku dhe Naim Sallahu janë liruar nga akuza se kishin kërcënuar shefin e OShP-së Blerim Dina për tenderin e 21 milionë eurove.

Lushtaku është kuishëriri i ish-kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku.

Gjykata i ka shpallur të pafajshëm dy të akuzuarit pas ka vlerësuar se nuk është provuar se e kanë kryer atë vepër penale.

Ata akuzoheshin se në tetor të vitit 2017, së bashku edhe me të dyshuarin Lulzim Sallahu si dhe një person të pa identifikuar janë marrë vesh për ta frikësuar shefin e OShP-së, lidhur me tenderin 21 milionësh.

Prokuroria pretendon se përderisa Dina ishte duke shkuar për në banesën e tij, të dyshuarit e kanë ndalur kinse për të biseduar në lidhje tenderin i cili ishte në shqyrtim e sipër pranë OShP-së, e ku të akuzuarit kishin aplikuar.

Të akuzuarit fillimisht kanë tentuar me forcë ta fusin të dëmtuarin në një lokal aty afër, por kur i dëmtuari nuk ka pranuar, i akuzuari Naim Sallahu, e ka kanosur seriozisht për jetë, duke i’u drejtuar me fjalë se kjo punë duhet të kryhet dhe kushton me jetë e më pas, të njëjtit e kanë detyruar që të bisedoje me telefon me një person të panjohur i cili i thotë që të takoheshin tek “Grand Store”.

Aktakuza përshkruan se pasi i dëmtuari ka refuzuar të takohet ka filluar një kacafytje mes vete e cila më pas është vërejtur nga një kalimtar rasti I cili ka reaguar për çka më pas të akuzuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa i dëmtuari është larguar për në banesën e tij.

Prokuroria po ashtu pretendon se posa ka hyrë Dina brenda banesës së tij është paraqitur i dyshuari Shaban Lushtaku duke i ka kërkuar që të dalë jashtë dhe duke i shkaktuar frikë.